Vllaznia kampione, drejt tërheqjes nga kampionati

Futboll

Vllaznia kampione, drejt tërheqjes nga kampionati

Më: 4 shtator 2026 Në ora: 11:18
Vllaznia

Një lajm i papritur vjen nga Shkodra, ku mediet lokale raportojnë se Vllaznia e futbollit të femrave nuk do të marrë më pjesë në kampionat.

Lajmi pritet që të marrë formë zyrtare sot, pasi drejtuesit e skuadrës kanë planifikuar një komunikim me mediet.

Po sipas medieve lokale në Shkodër, situata te Vllaznia nuk ka qenë e qetë dhe klima jo pozitive. Më shumë detaje pritet të mësohen pas komunikimit që do të kenë drejtuesit e Vllaznisë, skuadrës kampione që ka mbretëruar në futbollin e femrave, duke fituar 13 tituj kampionë.

Vllaznia ka shkuar po ashtu deri në fazën e grupeve të Champions League, ku është ndeshur me skuadra si Real Madrid, PSG, Çelsi, Juventus, Inter etj, prandaj dhe ky vendim për të mos marrë pjesë në kampionat i ka shtangur të gjithë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat