Richarlison jashtë listës së Tottenhamit

Futboll

Richarlison jashtë listës së Tottenhamit

Më: 4 shtator 2026 Në ora: 11:41
Richarlison

Në Angli, në shtëpinë e Tottenhamit, po bën shumë bujë çështja Richarlison, me brazilianin që është lënë jashtë listës së lojtarë të federuar për këtë edicion të Premier League.

Richarlison ishte i destinuar të transferohet tek Evertoni, por marrëveshja dështoi në fund duke bërë që braziliani t’i ngecë në derë “gjelave” anglezë.

Në këto kushte, Richarlison është i detyruar të largohet në ato kampionate ku merkato është ende e hapur, si në Turqi, apo Arabinë Saudite, në të kundërt është i detyruar vetëm të stërvitet, pa zbritur në fushë deri në merkaton e janarit, kur të hapet edhe merkato e dimrit.

Richarlison u transferua te Tottenhami në verën e vitin 2022 për 58 milionë euro. Nga ajo periudhë, braziliani ka zhvilluar 134 ndeshje dhe ka shënuar 32 gola. Richarlison është nën kontratë deri në vitin 2027.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat