Llapi transferon një sulmues nga futbolli zviceran

Futboll

Llapi transferon një sulmues nga futbolli zviceran

Më: 4 shtator 2026 Në ora: 16:06
Munishi

lapi transferon një sulmues nga futbolli zviceran!

KF Llapi ka njoftuar për transferimin e sulmuesit të talentuar, Ammar Munishi.

18-vjeçari, i cili luan në pozitën e sulmuesit, vjen nga futbolli zviceran, ku është zhvilluar në akademitë e FC Laufen, FC Kickers Basel dhe FC Concordia Basel, ndërsa së fundmi ishte pjesë e FC Pratteln.

Sipas njoftimit nga klubi  Munishi konsiderohet një futbollist me potencial dhe perspektivë, ndërsa ardhja e tij në Podujevë është pjesë e filozofisë së klubit për të investuar në futbollistë të rinj dhe me potencial zhvillimi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat