Përforcim me peshë për kampionatin, mesfushori shton forcat tek Egnatia

Futboll

Përforcim me peshë për kampionatin, mesfushori shton forcat tek Egnatia

Më: 4 shtator 2026 Në ora: 16:22
Ledio Beqja

Ledio Beqja e nisi këtë javë stërvitjen me Egnatian.

Një dëmtim e ka penguar në fillimin e kampionatit, për të qenë në dispozicionin e trajnerit Nevil Dede.

Beqja po ashtu mbeti edhe jashtë listës së Egnatias për Europën.

Kështu gjatë kësaj kohe do të jetë një alternativë e rëndësishme për kampionatin, për shkak të ngarkesave që do të kenë kampionët.

Kujtojmë se në edicionin e kaluar ishte pjesë e Dinamos. Më pas ishte Egnatia që arriti akordin me Giorin në Hungari.

Fakt është se si profili i Beqjas janë edhe Aleksi me Kryeziun në dispozicion. Kështu që kampionët nuk vuajnë për alternativa.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat