Barcelona vijoi përgatitjet për përballjen e së dielës ndaj Valencias në La Liga, ndërsa Gabriel Jesus dha një sinjal pozitiv për gjendjen e tij fizike.
Sipas raportimeve të MARCA, sulmuesi brazilian zhvilloi të premten të gjithë seancën stërvitore me pjesën tjetër të skuadrës, pasi të enjten kishte marrë pjesë vetëm në një pjesë të stërvitjes.
Për 29-vjeçarin, kjo ishte seanca e dytë me shokët e rinj të skuadrës që prej transferimit te Barcelona dhe një tjetër hap përpara në procesin e përshtatjes me ekipin.
Ish-sulmuesi i Arsenalit ka marrë fanellën me numrin 9 dhe tashmë ka nisur punën për t’u integruar sa më shpejt në skuadrën e Hansi Flick.
Stërvitja e fundit shkoi pa probleme për Jesus, i cili e përballoi mirë ngarkesën fizike. Kjo ka bërë që debutimi i tij me fanellën “blaugrana” të jetë gjithnjë e më pranë.
Megjithatë, ende nuk është vendosur nëse braziliani do të udhëtojë me skuadrën për ndeshjen e së dielës ndaj Valencias në “Mestalla”.