Vjen firma me ish-mbrojtësin e Dinamos

Futboll

Vjen firma me ish-mbrojtësin e Dinamos

Më: 4 shtator 2026 Në ora: 17:29
Filip Antovski

Filip Antovski është futbollisti më i ri i Elbasanit.

Mbrojtësi 25-vjeçar, i cili u largua nga Brera Strumica, vendosi që të niste një aventurë të re në Superioren e Shqipërisë.

Kështu, Elbasani “blindon” mbrojtjen me maqedonasit, i cili mbulon “korsinë” e majtë.

Ndërsa zyrtarizimi ka ardhur para pak minutësh në rrjetet sociale nga klubi “verdheblu”.

Kujtojmë se Antovski e ka nisur karrierën e tij me Vardarin.

Më vonë, 25-vjeçari ka luajtur me skuadra si Dinamo Zagreb, Austria Vienna, NK Istra dhe Karvina.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat