Dybala në dyshim ndaj Atalantës

Futboll

Dybala në dyshim ndaj Atalantës

Më: 4 shtator 2026 Në ora: 18:24
Paulo Dybala

Paulo Dybala ka pësuar një shqetësim të lehtë muskulor dhe pjesëmarrja e tij ndaj Atalantës është në dyshim. 

Argjentinasi mund të pushohet për të mos rrezikuar më shumë, sidomos për shkak të kalendarit të ngjeshur, sidomos kur kihet parasysh se Roma në mesjavë luan ndaj klubit turk Fenerbahce në Champions League.

Nëse Dybala nuk luan, në vendin e tij pritet të aktivizohet Rodrigo Mora, ndërsa Roma do të kërkojë të ruajë ecurinë perfekte në kampionat.

Giallorosët dhe Atalanta kanë grumbulluar pikët maksimale pas dy javëve të para.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat