Egnatia ia del me vuajtje përballë Skënderbeut dhe mbetet në krye

Futboll

Egnatia ia del me vuajtje përballë Skënderbeut dhe mbetet në krye

Më: 4 shtator 2026 Në ora: 20:31
Egnatia

Egnatia ka fituar në shtëpi përballë Skënderbeut, në ndeshjen e vlefshme për javën e tretë të “Abissnet Superiore”.

Sfida e zhvilluar në stadiumin “Arena Egnatia”, përfundoi 2:1.

Golat për rrogozhinasit u shënuan nga Albanese dhe Loukili. Ndërsa golin e vetëm për miqtë nga Korça, e shënoi Nasr me një penallti, por që rezultoi vetëm statistikore.

Kështu, kampionët në fuqi vazhdojnë të jenë në krye të tabelës me 9 pikë pas 3 ndeshjesh.

Në krahun tjetër me 1 pikë, Skënderbeut mbetet në vendin e parafundit (9-të).

Egnatia 2:1 Skënderbeu (Albanese 14', Loukili 84' / Nasr 34'.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat