Dueli mes Egnatias dhe Skënderbeut ngriti siparin e javës së tretë të Superiores.
Kampionët në fuqi arritën të regjistronin triumfin e radhës, teksa mposhtën korçarët e Juljan Ahmatajt me rezultatin 2:1, duke arkivuar 9 pikë në 3 ndeshjet e para.
Një ecuri kjo që i shndërron rrogozhinasit në një “makineri perfekte”.
Ndërkohë në krahun tjetër “ujqërit e dëborës” mbeten në zonën e ftohtë me vetëm 1 pikë në 3 javë.
Vlen të theksohet fakti se në 3 javët e para, Skënderbeu i ka luajtur të 3 ndeshjet në transfertë.