Stuttgart ka fituar përballjen e janës së dytë në Bundesliga ndaj Koln. Stuttgart e mbylli takimin me rezultatin 4-1.
Stuttgard e zhbllokoi takimin në minutën e 39-të me anë të mesfushorit Bilal El Khannouss duke e mbyllur pjesën e parë në avantazh.
Në pjesën e dytë vendasit shënuan dhe dy gola të tjerë në minutën e 60-të me anë të mesfushorit Grischa Promel dhe në minutën e 75-të me anë të sulmuesit Ermedin Demirovic.
Golin e vetëm Koln-in u shënua me autogol nga mbrojtësi i Stuttgart, Ramon Hendriks në minutën e 81-të.
Në fund kishte kohë dhe një gol të fundit për Stuttgart në minutën e 90-të me mbrojtësin Josha Vagnoman. Stuttgart mbetet e pathyeshme në tetë ndeshjet e fundit ndaj Koln në Bundesliga.