Përleshja në Lyon - Fenerbahçe, UEFA jep dënimet e rënda

Futboll

Përleshja në Lyon - Fenerbahçe, UEFA jep dënimet e rënda

Më: 4 shtator 2026 Në ora: 23:19
Përleshja e lojtarëve të Lyon dhe Fenerbahce

UEFA ka dhënë dënimet zyrtare pas përleshjes masive në fund të ndeshjes play-off të Champions League mes Lyonit dhe Fenerbahces më 26 gusht.

Matteo Guendouzi është dënuar me 4 ndeshje pezullim 2 në mënyrë të menjëhershme dhe 2 me kusht dhe 50 mijë euro gjobë për fyerje, provokim dhe shkelje të rregullave të sjelljes.

Do të mungojë në dy ndeshjet e para të fazës së ligës, përfshirë atë ndaj Romës më 10 shtator.

Nga krahu tjetër Mason Greenwood u ndëshkua me 1 ndeshje pezullim me kusht dhe 30 mijë euro gjobë. Ndërsa Fenerbahce u gjobit me një total prej 95 mijë eurosh për ngjarjet e dhunshme.

Lyon u gjobit me një shumë totale prej 180.5 mijë eurosh. Ndërsa portieri Antonio Ferreira u pezullua me 5 ndeshje 3 në mënyrë të menjëhershme dhe 2 të tjera me kusht për “agresion të rënduar”, duke humbur tre sfidat e ardhshme europiane.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat