Federata e Futbollit të Kosovës i ka ndarë çmimin tradicional “Ylli i Javës”, futbollistit të Malishevës, Vusal Isgandarli.
Ky çmim i dedikohet futbollistit më të dalluar të çdo xhiroje të Superligës, dhe pas ndeshjeve të javës së katërt, ky çmim i është dhënë Isgandarlit, i cili shënoi hat-trick në ndeshjen kundër Gjilanit.
Ndërkohë, Isgandarli shënoi tre gola, derisa ishte vendimtar në fitoren e Malishevës me rezultat 3-1, të cilët aktualisht edhe kryesojnë tabelën e Superligës.
Ky vlerësim për këtë çmim është bërë nga Komisioni i Veteranëve të Futbollit.