“Vinicius nuk është kampion”, legjenda e Brazilit ngre alarmin: Edhe Portugalia është para nesh

Futboll

“Vinicius nuk është kampion”, legjenda e Brazilit ngre alarmin: Edhe Portugalia është para nesh

Më: 8 shtator 2026 Në ora: 09:25
Paulo Silas

Brazili ndodhet në një moment delikat në historinë e tij, ndërsa prej 24 vitesh nuk fiton Botërorin. Paulo Silas si një nga legjendat e Brazilit dha mendimin e tij duke u shprehur se e ardhmja po ashtu do të jetë e vështirë.

 “Mendoj se do të duhet shumë kohë para se ta shohim Brazilin përsëri si kampion bote.

Argjentina është përpara nesh. Edhe Portugalia, pavarësisht se nuk ka fituar ndonjë trofe të madh, është “superiore”. Ndoshta ishte më mirë të humbisnim kundër Norvegjisë, sepse kundër Argjentinës do të kishte qenë edhe më keq.

Për një kohë të gjatë, Brazili nuk ka pasur një numër të vërtetë 10 apo edhe një numër 9. Të gjithë duan të luajnë me “anësorë të djathtë”. Për më tepër, ne nuk prodhojmë më mbrojtës të krahut cilësorë, sepse sot ky pozicion nuk tërheq lojtarë të rinj dhe nuk ofron dukshmëri në rrjetet sociale.

Ançelotin e njoh që nga koha e tij te Milani, është një person i jashtëzakonshëm. Problemi nuk është ai, por filloi shumë më herët, në sektorin e të rinjve. Sot, fëmijët nuk dinë më se kë të shohin si model.

Vinicius Zhunior nuk është kampion, por është një lojtar i shkëlqyer. Sa i përket Nejmarit, në Brazil, ai ende përçan. Gjysma e vendit e do, gjysma tjetër e kritikon”, u shpreh Silas për “ESPN”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat