Locatelli operohet sot

Futboll

Locatelli operohet sot

Më: 8 shtator 2026 Në ora: 12:07
Locatelli

Skuadra e Juventusit nuk do të jetë e plotë të paktën deri në janarin e vitit që vjen.

Në ndeshjen përballë Milan-it një tjetër lojtat i Luciano Spalletti-t ka pësuar një dëmtim afatgjatë.

Bëhet fjalë për Manuel Locatelli-n, i cili ka dëmtuar meniskun e gjurit të djathtë

. Paraditen e sotme ai do të operohet në një klinikë në Lion të Francës dhe mendohet se periudha e rikuperimit do të jetë e gjatë pasi nuk mund të rikthehet në fushë përpara 2027-ës.

Dëmtimi i mesfushorit italian ka ardhur në një moment delikat për skuadrën piemonteze, e cila në 2027-ën pret rikthimin edhe të dy lojtarëve të tjerë si Yildiz dhe Thuram.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat