Juve synon të rinovojë me Kalulun, reagon Spalletti

Futboll

Juve synon të rinovojë me Kalulun, reagon Spalletti

Më: 8 shtator 2026 Në ora: 14:08
Kalulu e Spalletti

Sipas “Tuttosport”, Juventus është gati të sigurojë Pierre Kalulu me një rinovim kontrate, me qëllim që të largojë presionet e mundshme të tregut të transferimeve.

Përpos kësaj, kontrata e re do të vijë edhe me një përshtatje me pagën e mbrojtësit (aktualisht në rreth 2.5 milionë euro deri në vitin 2029), me peshën e tij të vërtetë në skuadër.

Duke u bërë një lojtar i rregullt në formacionin bardhezi, Kalulu ka fituar gjithashtu dashurinë e tifozëve dhe besimin e plotë të menaxhmentit.

Trajneri Luciano Spalletti, bëri një vlerësim të merkatos së verës së Juventus:

“Ne nuk bëmë gjithçka që donim në tregun e transferimeve, por përmirësuam skuadrën dhe rritëm opsionet tona. Arritëm të bënim disa gjëra, por jo të gjitha.”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat