Disiplina me “dorë të hekurt” që në start të sezonit, Flamurtari jep lajmin e keq për tifozët

Futboll

Disiplina me “dorë të hekurt” që në start të sezonit, Flamurtari jep lajmin e keq për tifozët

Më: 8 shtator 2026 Në ora: 15:41
Foto ilustrim

Flamurtari do të përballet këtë të premte me Burrelin, në ndeshjen e vlefshme për javën e dytë të Kategorisë së Parë.

Sfida që do të zhvillohet në stadiumin e Vlorës, do të nisë në orën 18:30.

Mirëpo, klubi kuqezi ka marrë një lajm shumë të keq në prag të duelit me matjanët. Kjo pasi është dënuar nga Komisioni i Etikës dhe Disiplinës me dy ndeshje pa tifozë, duke shtuar edhe atë ndaj Sopotit. 

Kjo do të thotë se përballë Burrelit, skuadra e drejtuar nga trajneri Oltijon Kërnaja, nuk do të ketë mbështetjen e tifozëve në shkallët e stadiumit. Një dënim ky i dhënë prej sezonit të shkuar, por që nuk ndryshon për të riun.   

NJOFTIMI ZYRTAR:

Në bazë të Vendimit nr. 44 të Komisionit të Disiplinës dhe Etikës së FSHF-së, datë 08.05.2026, Flamurtari F.C. është dënuar me zhvillimin e 2 (dy) ndeshjeve në Stadiumi “ Flamurtari “ pa praninë e spektatorëve. Për këtë arsye, dy ndeshjet e radhës në Stadiumi “Flamurtari” do të zhvillohen pa praninë e tifozëve.

Klubi i Flamurtarit respekton vendimin e organeve disiplinore dhe u bën thirrje të gjithë tifozëve kuqezi për mirëkuptim dhe mbështetje të ekipit në këtë periudhë. Së bashku, gjithmonë Flamurtari!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat