Franko Lerda vendosi të rikthehet në stol pas 3 vitesh pushim. Ish-trajneri i Partizanit u emërua tek Imperia në Serinë D itialiane.
Te Partizani kujtohet për vitin 2019, pasi Partizani ishte shpallur kampion. Asokohe fitonte Superkupën me të kuqtë, por u shkarkua menjëherë pas humbjes së derbit me Tiranën. Të kuqtë u mposhtën në dhjetorin e vititi 2019 pas pesë viteve pa humbje ndaj bardhebluve
“Pse e pranova ofertën e Imperias? Pas më shumë se dy vitesh jashtë loje, doja të kthehesha plotësisht në lojë dhe nuk doja të prisja më gjatë. Kjo ishte, le të themi, një gjë e rëndësishme. Pastaj pashë se kjo shoqëri e re dëshiron të bëjë gjëra për mirë.
Epo, ata kanë ambicie dhe ky ishte një aspekt tjetër kyç që më shtyu të pranoja këtë sfidë.
Më mungoi fusha, më mungoi loja, më mungoi ndjesia që merr kur je brenda. Duhej të kthehesha.
Ajo që dua, edhe nga lojtarët e mi, është që ne të përgatitemi mirë gjatë javës që të përpiqemi të dalim në fushë dhe të bëjmë më të mirën që mundemi. Javë pas jave.
Të punosh ditë pas dite duket si mënyra më e mirë për ta bërë këtë”, u shpreh Lerda.