Merr fund pritja! Igli Tare rikthehet “zyrtarisht” në Shqipëri

Futboll

Merr fund pritja! Igli Tare rikthehet “zyrtarisht” në Shqipëri

Më: 8 shtator 2026 Në ora: 16:54
Igli Tare

Merr fund pritja! Igli Tare rikthehet “zyrtarisht” në Shqipëri!

Pas një pauze disa mujore, legjenda e Kombëtares do të jetë sërish në “aksion” dhe kësaj here jo më në postin e drejtorit sportiv në një klub prestigjioz nga Serie A, por në televizionin “TCH”.

Në një promo të shkurtër të kanalit televiziv, Tare shfaqet përkrah gazetarëve Glendi Nallbani dhe Edi Manushi, ku treshja do të jetë pjesë e emisionit kushtuar Champions League.

Në ciklin 2025-2026, Tare mbajti detyrën e drejtorit sportiv te Milani, por që nuk zgjati më shumë se 1 sezon, e mbyllur pa sukses.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat