Mesfushori i Shqipërisë bën hapin e MADH te gjiganti i Premier League

Futboll

Mesfushori i Shqipërisë bën hapin e MADH te gjiganti i Premier League

Më: 8 shtator 2026 Në ora: 19:41
Armend Muslika

Armend Muslika po përjeton formën më të mirë të mundshme te Tottenham në Premier League-n për moshat U-18, 4 gola deri më tani në 3 paraqitje në fushën e lojës.

Mesfushori i Shqipërisë, i cili pak muaj më parë firmosi dhe kontratën e tij të parë si profesionist me “Spurs”, sot ka patur shansin për t’u stërvitur me ekipin e parë të gjigantit anglez.

Është vetë klubi që ka publikuar një seri fotosh në rrjetet sociale, të shkëputura nga stërvitja e ditës së sotme, pjesë e së cilës është edhe Muslika.

Nuk dihet ende nëse 17-vjeçari do t’i besohet një hapësirë në organikën e trajnerit Roberto De Zerbi, apo për shqiptarin është thjesht “vënie në provë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat