Shkëndija e Haraçinës në betejë në Radovish

Futboll

Shkëndija e Haraçinës në betejë në Radovish

Nga: K.G. Më: 9 shtator 2026 Në ora: 13:19
Shkëndija

Sot zhvillohen edhe shtatë ndeshje të tjera të 1/16 së finales së Kupës së Maqedonisë së Veriut.

Vëmendja kryesore pritet të jetë në Radovish, ku Detoniti do ta presë Shkëndijën e Haraçinës, ndërsa interesante pritet të jetë edhe përballja mes skuadrave të ligës së dytë, Novacit dhe Ohrit.

Deri më tani janë zhvilluar pesë ndeshje të kësaj faze, ndërsa tashmë në 1/8 e finales janë kualifikuar Vardari, Makedonija GjP, Struga Trim & Lum, Pelisteri dhe AP Brera.

Fituesi aktual i trofeut, skuadra e futbollit Sileksi, ka siguruar direkt kualifikimin në 1/8 e finales, ndërsa Shkëndija e Tetovës, pas ngjarjeve të pakëndshme në finalen e sezonit të kaluar, këtë sezon nuk do të garojë në Kupën e Maqedonisë së Veriut.

Sot, ora 16:00
Konjare – Bashkimi
Detonit – Shkëndija e Haraçinës
Kamenica Sasa – Shkupi
Kozhufi – Skopje
Novaci – Ohri
Osogova – Bellasica
Teteksi – Bregallnica

24 shtator – ora 16:00
Mogilla – Arsimi
6 tetor – ora 15:00
Krosu Sport – Tikveshi

14 tetor – ora 15:00
Vardari Negotinë – Rabotniçki

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat