Sopoti dhe Besa e Kavajës do të përballen këtë të shtunë, në ndeshjen e vlefshme për javën e dytë të “Abissnet Superiore”. Sfida që do të zhvillohet në stadiumin e Librazhdit, do të nisë në orën 16:00.
Ndërkohë që klubi i Sopotit është “në luftë me kohën” për riparimet në stadium. Megjithatë, në njoftimin e bërë librazhdiotët theksojnë se gjithçka do të jetë gati për të pritur kavajasit.
“Punonjësit janë heronjtë tanë të vertetë dhe në luftë me kohën po punojnë edhe jashtë orarit per të qënë cdo gje gati për ditën e ndeshjes. Të shtunën e mirpresim Besën e Kavajës dhe gjithë sportdashësit tanë, në stadiumin tonë të rinkostruktuar”, tha administratori i klubit të Sopotit, Agron Gega.
NJOFTIMI:
Punimet në stadiumin e Librazhdit janë drejt fundit, teksa punonjësit e shërbimeve në Bashkinë Librazhd po merrem me detajet finale.
Ditën e djeshme dhe sot punonjësit po vazhdojnë lyerjen dhe pastrimin e shkallëve të stadiumit, teksa njëkohësisht po vendosen edhe sistemet hidraulike dhe dushet në dhomat e zhveshjeve.