Të premten (16.00) do të luhet derbi shqiptar në Maqedoninë e Veriut, mes Arsimit nga Çegrani dhe Shkëndijes së Tetovës.
Arsimi është para sfidës së vështirë, ndërsa Shkëndija synon këndelljen pas humbjes befasues në javën që e lamë pas.
“Ndeshja e radhës në shtëpi përballë Shkëndijës së Tetovës. Le të jetë e Premtja spektakël futbolli në Gostivar!”, thuhet nga Shkëndija.
Pas javës së gjashtë të elitës së futbollit të Maqedonisë së Veriut, Arsimi e zë vendin e shtatë me 7 pikë dhe Shkëndija kryeson me 15 sosh.