Veliu operohet, i mungon Prishtinës

Futboll

Veliu operohet, i mungon Prishtinës

Nga: K.G. Më: 9 shtator 2026 Në ora: 17:50
Valmir Veliu

Valmir Veliu është operuar dhe do të mungojë për një kohë në petkun e liderit të kampionatit Prishtinës.

Operimi i tij ka shkuar mirë gjithnjë duke iu referuar faqes së klubit.

“Futbollisti ynë, Valmir Veliu, i është nënshtruar me sukses ndërhyrjes kirurgjikale në gjurin e djathtë, pas lëndimit të pësuar gjatë fazës përgatitore në Turqi, në një ndeshje miqësore.

Intervenimi është kryer me sukses nga ortopedi i mirënjohur, Dr. Qerim Kida, ndërsa Veliun tani e pret një periudhë e rikuperimit dhe rehabilitimit.

FC Prishtina do të jetë pranë Valmirit gjatë gjithë kësaj periudhe dhe i uron atij rikthim sa më të shpejtë dhe të fuqishëm në fushën e futbollit.

Shërim të shpejtë, Valmir!”, ka njoftuar FC Prishtina.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat