Kastrioti ka marrë një lajm pozitiv, pasi FIFA i ka hequr bllokimin e merkatos dhe tashmë klubi krutan mund të regjistrojë pa pengesa lojtarët e afruar gjatë verës.
Klubi ishte ndëshkuar për shkak të tre çështjeve të humbura lidhur me detyrime financiare të pashlyera ndaj palëve të treta.
Për këtë arsye, krutanët nuk mundën të federonin afrimet e reja dhe në javën e parë ndaj Burrelit u paraqitën me vetëm 15 futbollistë në dispozicion.
Pas shlyerjes së detyrimeve, FIFA ka hapur zyrtarisht merkaton për Kastriotin.
Tashmë mbetet vetëm regjistrimi i lojtarëve të rinj, të cilët do të jenë të gatshëm për ndeshjet e ardhshme të sezonit.