Rrahmani titullar
Liverpooli ka shënuar fitore me rezultat 2:1 ndaj Atletico Madridit, në ndeshjen e xhiros së parë të Champions League në futboll.
Rezultatet
Liverpool - Atletico 2:1
Napoli - Arsenali 0:1
PSG - Slovan 6:1
Sporting – Galatasaray 3:1
Mysafirët avancuan në minutën e 17-të, duke iu falënderuar golit të Marcos Llorentes!
Pesë minuta pa përfunduar pjesa e parë, Szoboszlai ka realizuar për 1:1.
Në fillim të pjesë së dytë bie goli. Në minutën e 50-të Mac Allister realizoi për fitoren e Liverpoolit, 2:1.
Kampioni në fuqi i Evropës, PSG ka shënuar fitore të thellë, me rezultat 6:1 ndaj Slovanit nga Bratisllava.
Për PSG-në shënuan Dembele (17' e 23'), Torres (31', 47' e 57') e Ruiz (87’) dhe për Slovanin Camara (58’).
Amir Rrahmani me Napolin kanë pësuar humbje me rezultat 1:0 nga Arsenali në stadiumin “Diego Armando Maradona”.
Në minutën e 75-të Christos Tzolis jep një pasim të shkëlqyeshëm për Martin Odegaard (Arsenal), i cili lëshon një goditje nga 16-shi dhe shënoi! Topi hyn në rrjetë pasi prek shtyllën e djathtë, duke e lënë portierin të pafuqishëm, 0:1!
Amir Rrahmani u paraqit titullar, por e niswn keq Champions League.