PSG nis sot rrugëtimin për të mbrojtur fronin në Ligën e Kampioneve, ku ka triumfuar në dy sezonet e fundit radhazi.
Ekipi i Luis Enrikes, ndonëse i ka bërë një start të keq kampionatit, pritet të shfaqë një fytyrë tjetër sot përballë Sllovan Bratislavës.
Edhe nga Gallatasaraj pritet shumë në këtë sezon pas merkatos që ka bërë, teksa do të kërkojë tre pikë në një fushë shumë të vështirë siç është ajo e Sporting Lisbonës.
Ndërkohë, një përballje shumë e ndezur është ajo mes Liverpulit dhe Atletiko Madrid, dy skuadra që kanë bërë gjithmonë mirë në Ligën e Kampioneve dhe mes kandidateve për t’i shkuar deri në fund turneut.
PSG-Sllovan Bratislava
Sporting Lisbonë-Gallatasaraj
Liverpul-Atletiko Madrid