Yaya Toure hyn në historinë e Champions League

Futboll

Yaya Toure hyn në historinë e Champions League

Më: 9 shtator 2026 Në ora: 22:32
Yaya Toure

Yaya Toure hyn në historinë e Champions League!

Yaya Toure bëhet trajneri i parë afrikan në histori që drejton një ndeshje në UEFA Champions League.

Legjenda e futbollit nga Bregu i Fildishtë ka shkruar historinë duke u ulur në stol si trajner në fazën e Champions League, duke drejtuar skuadrën e Slovan Bratislava përballë kampionëve në fuqi të PSG-së.

Ky moment shënon një arritje të madhe dhe një natë historike për futbollin afrikan, pasi është hera e parë që një trajner nga ky kontinent drejton një ekip në këtë kompeticion elitar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat