E ardhmja e Raffaele Palladinos mund të jetë larg Serie A, duke parë interesimet e para që kanë mbërritur nga jashtë Italise.
Trajneri italian është kthyer në objektiv të Trabzonsporit në Turqi dhe Dinamos së Kievit në Ukrainë. Sipas gazetarit Matteo Moretto, të dyja klubet kanë kryer bisedimet e para me përfaqësuesit e teknikut për të kuptuar mundësinë e një bashkëpunimi.
Ndërkohë, vetë Palladino nuk po nxiton dhe po vlerëson me kujdes çdo opsion përpara se të rikthehet në stol. Synimi i tij kryesor është gjetja e një projekti afatgjatë ku mund të punojë me vazhdimësi dhe sipas ideve të tija taktike.
Për këtë arsye, ana financiare nuk do të jetë e vetmja që do të përcaktojë zgjedhjen e tij të ardhshme.
Në rast të një akordi me Trabzonspor, Palladino do të gjente aty sulmuesin e Kombëtares shqiptare, Ernest Mucci, si dhe sulmuesin Mohamed Salah që u afrua në verë.
Edhe pse ofertat e huaja mbeten konkrete, dëshira primare e Palladinos është të presë një skuadër në Itali ose në Premier League.