Gian Piero Gasperini ka folur para debutimit të Romës në Champions League, ku verdhekuqtë do të përballen me Fenerbahçen.
Trajneri italian e konsideron Championsin kompeticionin më prestigjioz pas Botërorit dhe kërkon një nisje pozitive.
“Jemi gati ta nisim mirë. Të gjithë duan të jenë pjesë e këtij kompeticioni”, deklaroi Gasperini.
Tekniku i Romës konfirmoi se skuadra është në gjendje të mirë, me përjashtim të Lorenzo Pellegrinit.
Ai foli edhe për Paulo Dybala, duke theksuar formën e mirë dhe vazhdimësinë që po tregon argjentinasi.
“Dybala po tregon vazhdimësi përtej vlerave të tij që i njohim të gjithë”, u shpreh ai.
Megjithatë, Gasperini paralajmëroi për atmosferën që e pret Romën në transfertë.
“Luajmë në një ambient të nxehtë dhe nuk do të jetë e lehtë”, tha trajneri italian.
Ai theksoi se Roma do të përballet me skuadra të nivelit të lartë dhe futbollistë që mund të vendosin ndeshjen me një aksion të vetëm.
“Këtë duhet ta dimë mirë, ta pranojmë dhe të përpiqemi ta kontrollojmë”, shtoi Gasperini.
Megjithatë, ai nuk dëshiron që skuadra të heqë dorë nga identiteti i saj.
Përmbysja ndaj Atalantës, sipas tij, i ka dhënë ekipit një shtysë të madhe psikologjike.
Tani Gasperini mezi pret të masë forcat me disa prej skuadrave më të mëdha të Evropës.
Roma kërkon të tregojë se është gati për një tjetër aventurë të madhe në Champions League.