Plas keq edhe në Champions, “luftë” me ofendime ndaj presidentit te pretendentët e Seria A

Futboll

Plas keq edhe në Champions, “luftë” me ofendime ndaj presidentit te pretendentët e Seria A

Më: 10 shtator 2026 Në ora: 09:27
Fotoilustrim

Ultrasit e Napolit kanë protestuar sërish kundër presidentit Aurelio De Laurentis. Tensioni mes palëve vazhdon prej vitesh, ndërsa këtë herë u shfaq në Champions.

“De Laurentis… Napoli jemi ne”, ishin koret e tifozëve para se të drejtonin ofendime të rënda ndaj presidentit të Napolit. Shkak janë bërë kufizimet për tifozt në stadium, si edhe problemet me praninë e banderolave.

Napoli priti dje Arsenalin në raundin e parë të Champions. Sfida u mbyll me 0 me 1 në favor të klubit anglez.

Dhe pse Napoli është një emër pretendent për titullin kampion në Seria A, sezoni nuk ka nisur aspak mirë. Në përfundim të tri javëve janë vetëm 3 pikë të grumbulluara.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat