Elseid Hysaj vazhdon të stërvitet te skuadra shqiptare, ende në kërkim të klubit të ri

Futboll

Elseid Hysaj vazhdon të stërvitet te skuadra shqiptare, ende në kërkim të klubit të ri

Më: 10 shtator 2026 Në ora: 14:29
Hysaj

Në një video të fundit në rrjetet sociale nga fotografi i klubit të Vllaznisë, Mikel Thepina, ndërsa ekipi shkodran stërvitet para ndeshjes me Laçin, e vlefshme për javën e 4-të në Abissnet Superiore, shfaqet edhe Elseid Hysaj.

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare po përgatitet me skuadrën shkodrane, ndërsa ende nuk ka gjetur “destinacionin” për sezonin e ri.

32-vjeçarit i ka përfunduar kontrata me Lazion dhe sipas mediave në Itali, mbrojtësi nuk dëshiron të vazhdojë më në tokën “Axurre”.

Në të kaluarën, Hysaj e ka lënë të hapur mundësinë për ta mbyllur karrierën te Vllaznia, por nuk i dihet nëse ky është momenti i duhur për të qenë pjesë e ekipit shkodran, apo ishte një deklarat e çastit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat