Skënderbeu – Tirana ngre siparin të premten, java 4 mbyllet në Elbasan

Futboll

Skënderbeu – Tirana ngre siparin të premten, java 4 mbyllet në Elbasan

Më: 10 shtator 2026 Në ora: 15:16
Ndeshjet

Java e katërt e “Abissnet Superiore”, që transmetohet në RTSH, do të zhvillohet të premten, të shtunën dhe të dielën.

Sfida hapëse e kësaj jave do të luhet në Korçë mes Skënderbeut dhe Tiranës, të premten në ora 18:30.

E shtuna do të sjellë dy sfida të tjera të kësaj jave. Partizani do të përballet me Dinamo City-n në stadiumin “Vora”, me ndeshjen që është planifikuar të nisë në orën 16:00. Teuta do të presë Vorën në shtëpi, teksa takimi do të luhet në orën 18:30.

Laçi do të presë Vllazninë në shtëpi të dielën, në orën 16:30, ndërsa AF Elbasani–Egnatia do të ulë siparin e javës së katërt, me takimin që do të zhvillohet në “Elbasan Arena” në orën 18:30.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat