Rice: Do të doja që Kane ta fitonte “Topin e Artë”

Futboll

Rice: Do të doja që Kane ta fitonte “Topin e Artë”

Më: 10 shtator 2026 Në ora: 15:38
Kane e Rice

Mesfushori i Arsenalit dhe i Kombëtares së Anglisë, Declan Rice, ka shprehur mbështetjen e tij për Harry Kane në garën për fitimin e “Topit të Artë”.

Rice, i cili është nominuar për çmimin prestigjioz për të dytin vit radhazi, foli për “Sky Sports” pas publikimit të listës së kandidatëve.

“Jam shumë krenar”, deklaroi Rice për nominimin e tij.

Megjithatë, ai e bëri të qartë se dëshira e tij është që çmimi t’i takojë bashkëlojtarit të tij te Kombëtarja e Anglisë, Harry Kane.

“E dini se kë do të doja ta shihja duke e fituar. Do të isha shumë i lumtur nëse Harry Kane do ta fitonte. I uroj gjithë të mirat”, tha Rice.

Kane, sulmuesi i Bayern Munichut, konsiderohet një prej kandidatëve kryesorë për “Topin e Artë” të këtij viti, ndërsa mbështetja e Rice i është shtuar zërave që e shohin anglezin si pretendent serioz për çmimin individual.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat