Stuttgarti ia vazhdon kontratën lojtarit shqiptar 

Futboll

Stuttgarti ia vazhdon kontratën lojtarit shqiptar 

Më: 10 shtator 2026 Në ora: 15:57
Enis Rexhepi

Skuadra e Stuttgart ka zgjatur kontratën me talentin 18-vjeçar, Enis Rexhepi, duke e blinduar sulmuesin që po kalon një formë të jashtëzakonshme këtë sezon.

Rexhepi, i cili është pjesë e akademisë së Stuttgartit që nga mosha U15, ka shënuar tetë gola në katër ndeshje të U19 Bundesliga, përfshirë një pesëshe ndaj Bayern Munichut.

Ai shkëlqeu edhe në UEFA Youth League, ku realizoi tre gola ndaj Viking Stavanger, ndërsa fundjavën e kaluar debutoi edhe në Ligën e Tretë gjermane.

Drejtori i akademisë së klubit, Stephan Hildebrandt, e vlerësoi lart sulmuesin pas rinovimit të kontratës.

“Te ne shkruan “i ri dhe i egër”. Këto janë dy cilësi që Enisi i përfaqëson plotësisht.

Ai shtoi se 18-vjeçari ka ruajtur instinktin e tij si golashënues dhe është një futbollist që frymëzon bashkëlojtarët.

“Ai është dikush që i tërheq të tjerët me vete dhe është një fitim për çdo skuadër. Jemi shumë të lumtur për vazhdimin e bashkëpunimit.”

Edhe sezonin e kaluar Rexhepi la gjurmë me 18 gola dhe tetë asistime në 21 ndeshje të U19, ndërsa kurorëzoi vitin me gol në finalen e Kupës së Gjermanisë për Juniorë, ku Stuttgart mposhti Wolfsburgun 3:0.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat