Florian Kadriu nënshkruan për Bellinzonën

Futboll

Florian Kadriu nënshkruan për Bellinzonën

Nga: K.G. Më: 10 shtator 2026 Në ora: 16:16
Florian Kadriu

Futbollisti shqiptar Florian Kadriu do ta vazhdojë karrierën e tij te skuadra zvicerane Bellinzona.

Sulmuesi anësor 30-vjeçar, pas një sezoni të kaluar te skuadra e Prishtinës, ka vendosur të transferohet te ekipi nga Bellinzona, i cili garon në ligën e tretë të Zvicrës.

Kadriu gjatë karrierës së tij deri më tani ka qenë pjesë e skuadrave si Shkupi, Renova, Rabotniçki dhe Struga TL në Maqedoninë e Veriut.

Ai gjithashtu ka luajtur edhe për klube jashtë vendit, në Kosovë, Shqipëri, Kazakistan dhe Azerbajxhan.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat