Krejt Kosova me sy nga kjo ndeshje në vitin 1983!

Futboll

Krejt Kosova me sy nga kjo ndeshje në vitin 1983!

Nga: K.Goca Më: 10 shtator 2026 Në ora: 16:38
Liria – Prishtina, 12 qershor, 1983

Ditët e fundit të pranverës, 12 qershori (e diel) i vitit 1983, pritej me shumë emocione e drithërima në mbarë Kosovën. Prishtina ishte vetëm një hap larg momentit historik.

Në atë kohë, në Ligën e Dytë të ish Jugosllavisë, grupi i Lindjes, kryendeshja e skuadrave nga Kosova kishte peshë të jashtëzakonshme. Liria e Prizrenit luftonte për mbijetesë, ndërsa Prishtina luftonte për të siguruar ngjitjen në elitën e futbollit të ish-Jugosllavisë.

Stadiumi buzë Bistricës ishte i mbushur plot. Mbi 10 mijë shikues ndoqën nga afër këtë përballje, ndërsa rreth 3 mijë tifozë kishin ardhur vetëm nga Prishtina, për ta mbështetur skuadrën e tyre në këtë sfidë vendimtare.

Në një atmosferë të jashtëzakonshme, Prishtina triumfoi 2:0 ndaj Lirisë, duke bërë hapin vendimtar drejt Ligës së Parë të ish-Jugosllavisë.

 “Me hyrjen e Mehanës (në vend të Rugovës) thuajse u bë një ndërrim si me dorë i raporteve në fushë. 

Filloi një dominim i hapët i Prishtinës, i cili u konkretizua dhe me fitoren e merituar të saj. Sapo hyri në lojë, Mehana doli në situatë të godasë nga një pozitë bukur e mirë, mirëpo, Hadri bllokoi gjuajtjen e tij. 

Në minutën e 72., gëzimi i papërshkrueshëm i futbollistëve të Prishtinës dhe simpatizuesve të tyre, që kishin “zaptuar” pjesën lindore të stadiumit. Hadri kishte dëbuar topin në korne. Cana ekzekutoi gjuajtjen nga këndi. 

Topi në anën e majtë e priti me kokë Muriqi dhe e futi prapë portës së Markoviqit. E aty, më i shkathtë se të tjerët ishte Vokrri dinak, dhe, pa pritur fare që topi të bie në tokë, me kokë e plasi në rrjetë.
Duraku, në minutën 81, gati që duke barazuar. 

Për pak të Prishtina, topin që e drejtuar nga Duraku (me kokë), mu nga vija e portës e nxori Mehana vendësit duke u sulmuar me gjithë forcë për të barazuar, kështu që humben koncentrimin në mbrojtje. 

Një josyçeltësi e këtillë, Krasniqi e “dënoi” me golin e dytë, pasi me pas rastin për me përgatitë golin Vokrrit”, ka shkruar mes të tjera “Rilindja” më 13 qershor të vitit 1983.  

Pas javës së 32-të Prishtina kryesonte me 47 pikë, pasonin Sutjeska me 45 dhe Liria ishte në vend të 15-të më 30 pikë.

Liria – Prishtina 0:2 (0:0)
Stadiumi në Prizren.
Shikues: 10.000.
Golashënues: Vokrri 73’, Krasniqi 82’.
Referuan: Dragosllav Ralçiqi (kryesor) nga Beogradi, Vasil Alajshkoviq i Shkupit dhe Sreten Budakoviq i Nishit (anësorë).
Liria: Markoviq 7, Shengyli 7, Gjinali 7, Millutinoviq 7, Hadri 7, Celina (Deniqi 6), Shala 6, Shiniku 6, (Duraku), Gaxholli 6, Pepiqi 6 dhe V. Ajeti 6.
Prishtina: Kosta Llalliqi 8, Shefqet Sinani 7, Faton Domi 7, Ramadan Cimili 8, Petre Gruevski (Lubisha Trajkoviq 7), Favzi Rama 7, Edmond Rugova 6 (Ramadan Mehana), Fadil Muriqi 6, Fadil Vokrri 8, Agim Cana 7 dhe Ramiz Krasniqi 7.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat