Iraola i kënaqur me debutimn në Champions League

Futboll

Iraola i kënaqur me debutimn në Champions League

Më: 10 shtator 2026 Në ora: 17:57
Andoni Iraola

Trajneri i Liverpool, Andoni Iraola, ka mbetur i kënaqur me debutimin e tij në Champions League, pasi skuadra angleze e ka mposhtur me përmbysje Atletico Madrid me rezultat 2-1 në "Anfield".

Liverpool e kishte nisur keq ndeshjen dhe ishte gjendur në disavantazh pas golit të Marcos Llorente. Vendasit kanë reaguar para përfundimit të pjesës së parë, kur Dominik Szoboszlai e ka barazuar rezultatin.

Në pjesën e dytë, Alexis Mac Allister e ka shënuar golin e fitores, duke i siguruar Liverpool tri pikë të rëndësishme në ndeshjen e parë të tij në këtë edicion të Champions.

“Është vështirë të kërkosh më shumë”, ka thënë Iraola pas ndeshjes.

Ai e ka vlerësuar reagimin e futbollistëve pas fillimit të vështirë dhe atmosferën në stadium.

“Ne treguam karakter të madh, veçanërisht lojtarët pas një fillimi të vështirë. Më pëlqeu shumë. Atmosfera ishte e jashtëzakonshme dhe ndihem me fat që e përjetova”, është shprehur trajneri.

Megjithatë, fitorja ka sjellë edhe një shqetësim për Liverpool. Bradley Barcola është detyruar të largohej nga fusha rreth minutës së gjashtëdhjetë.

Iraola ka sqaruar se futbollisti, i transferuar nga Paris Saint-Germain për 123 milionë funte, nuk kishte pësuar ndonjë lëndim serioz, por kishte ndier ngërçe muskulore.

“Është vetëm ngërç. Po e nxitojmë pak sepse ai nuk kishte luajtur asnjë minutë gjatë fazës përgatitore”, ka thënë Iraola, duke shtuar se Liverpool do të luajë sërish pas tri ditësh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat