Josep Martinez është i paprekshëm

Futboll

Josep Martinez është i paprekshëm

Më: 10 shtator 2026 Në ora: 19:20
Josep Martinez

Tifozët vazhdojnë me guximin e tyre, duke gjykuar dhe dënuar, duke kërkuar fajtorë.

Edhe më shumë sot, mes çmendurisë së mediave sociale që e kanë bërë Pepo Martinezin fajtorin e vetëm në humbjen e Interit në Madrid.

Por harrojnë se portieri spanjoll më pas bëri të paktën tri pritje të jashtëzakonshme, që i mbajtën zikaltërit në lojë.

Me gjithë respektin e duhur për ata që kërkojnë largimin e tij dhe ata që përfshihen në valën e hakmarrjes, Cristian Chivu vazhdon përpara, duke u përmbajtur pozicioneve të tij, sepse është i bindur për aftësinë e portierit.

Martinez do të jetë ende në portë kundër Udineses. Provedel do të ketë shanset e tij, por tani nuk është koha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat