Shkarkimi nuk mjafton, Fiorentina përgatit lëvizjen

Futboll

Shkarkimi nuk mjafton, Fiorentina përgatit lëvizjen

Më: 10 shtator 2026 Në ora: 19:44
Fabio Grosos

Ndarja mes Fiorentinës dhe Fabio Grosos mund të mos ketë përfunduar me shkarkimin e trajnerit.

Klubi vjollcë po shqyrton mundësinë e nisjes së një procedure disiplinore ndaj ish-trajnerit.

Nëse konstatohen shkelje të detyrimeve kontraktuale, çështja mund të shkojë edhe më larg.

Fiorentina mund të kërkojë prishjen e kontratës për “shkak të justifikuar”.

Groso u shkarkua të dielën në mbrëmje pas tri humbjeve radhazi.

Megjithatë, krisja mes tij dhe drejtuesve raportohet se kishte nisur përtej rezultateve negative.

Fillimisht, klubi kishte planifikuar ta mbante trajnerin të paktën deri në pushimin e kampionatit.

Por një përplasje e zhvilluar të dielën ndryshoi situatën dhe përshpejtoi ndarjen.

Gjatë debatit me drejtorin sportiv Fabio Paratiçi, Groso shprehu dyshime për cilësinë e skuadrës dhe mungesën e harmonisë me klubin.

Trajneri kishte ngritur pikëpyetje edhe për vazhdimin e punës dhe kishte lënë të kuptohej se mund të mos paraqitej në stërvitje.

Megjithatë, Groso nuk dha dorëheqjen dhe priti vendimin e drejtuesve të Fiorentinës.

Tani klubi po analizon nëse sjellja e tij përbën shkelje të kontratës apo të rregullave të brendshme.

Fiorentina ka disa ditë kohë për të vendosur nëse do ta çojë çështjen në një tjetër nivel.

Kështu, beteja mes palëve mund të zhvendoset nga fusha e futbollit në zyrat ligjore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat