Vardari nga Shkupi e ka shlyer gjobën prej 250.000 eurosh ndaj UEFA-s, duke mbyllur zyrtarisht detyrimet e krijuara për shkak të një sërë parregullsish në funksionimin e klubit para verës së vitit 2024.
“Nga drejtuesit e klubit bëjnë të ditur se, me këtë hap, janë hequr pengesat serioze administrative që po pengonin përparimin e klubit shkupjan.
Në të njëjtën kohë, drejtuesit kanë njoftuar se fokusi i plotë tani do të jetë te stabilizimi i klubit, modernizimi i infrastrukturës dhe rikthimi i Vardarit në rrugën e suksesit, si në skenën vendase, ashtu edhe në atë ndërkombëtare”, ka njoftuar media maqedonase “Sportsport”.
Vardari ka paguar 250.000 € dhe ka mbyllur këtë detyrim ndaj UEFA-s.