Trajneri nuk paraqitet në stërvitje, fik telefonin dhe e bën dramë

Futboll

Trajneri nuk paraqitet në stërvitje, fik telefonin dhe e bën dramë

Më: 11 shtator 2026 Në ora: 13:11
Ismail Karta

Ismail Kartal është aktualisht kryefjalë në Turqi. Trajneri i Fenerbahçes u godit me shishe, ndërsa dje luhej ndeshja me Romën në raundin e parë të Ligës së Kampioneve.

Situata po bëhet e pabesueshme. Kartal dha dorëheqjen në konferencë për shtyp, ndërsa presidenti i Fenerbahçes nuk e pranoi.

Sot nuk është shfaqur në stërvitje, teksa po ashtu në Turqi tregojnë se ka fikur telefonin. Fenerbahçe reagoi dje pas ngjarjes në stadium, duke treguar se tifozi është identifikuar dhe është vendosur përjashtimi nga stadiumet.

Tekniku 65-vjeçar u emërua në verë. Kontrata e tij vlen deri në përfundimin e sezonit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat