Alejandro Balde po kalon një situatë të vështirë te Barcelona, pasi 22-vjeçari nuk ka luajtur asnjë minutë në pesë ndeshjet zyrtare të sezonit.
Mbrojtësi vendosi gjatë verës të qëndronte në Camp Nou për të luftuar për një vend në formacion, por deri më tani nuk ka arritur ta bindë Hansi Flickun.
Trajneri gjerman u ka dhënë më shumë hapësirë Xavi Espart dhe Joao Cancelos në krahun e majtë.
Espart ka startuar në katër nga pesë ndeshjet e para, ndërsa Cancelo u aktivizua në fitoren 5-1 ndaj Feyenoordit në Champions League.
Balde ka qenë pjesë e disa listave të grumbullimit, por vazhdimisht ka mbetur në bankën rezervë, raporton AS, transmeton Klankosova.tv.
Kjo situatë mund ta detyrojë atë të rishqyrtojë të ardhmen e tij gjatë afatit kalimtar të janarit.
Ai kishte mundësi të largohej edhe gjatë verës, por zgjodhi të qëndronte dhe të luftonte për pozitën e tij.
Tash, konkurrenca e shtuar në krahun e majtë mund ta afrojë edhe më shumë me një largim nga Barcelona.
Ndërkohë, drejtori sportiv Deco ka mohuar se ekziston ndonjë konflikt mes klubit dhe Baldes, por mungesa e minutave mbetet shqetësuese për mbrojtësin spanjoll.