Ndryshim drastik me trajnerin që dha dorëheqjen pasi e gjuajtën me shishe

Futboll

Ndryshim drastik me trajnerin që dha dorëheqjen pasi e gjuajtën me shishe

Më: 11 shtator 2026 Në ora: 22:36
Trajneri Ismail Kartal

Klubi i Fenerbahçes ka kaluar 24 orë kaosi absolut, që në ndeshjen e Ligës së Kampioneve kundër Romës.

Trajneri Ismail Kartal, i pakënaqur me kritikat dhe sidomos pasi u gjuajt me një shishe nga një tifoz i ekipit të tij ndërsa gjendej në pankinë, ka dhënë dorëheqjen në konferencë për mediat menjëherë pas ndeshjes, duke befasuar të gjithë. Klubi reagoi duke bërë të ditur se nuk pranonte dorëheqjen, por trajneri fiku telefonin dhe nuk u paraqit as në stërvitjen e sotme.

Mendohej se kapitulli i Kartal ishte i mbyllur, por situata ndryshoi gjatë pasdites së sotme. Klubi doli me një komunikatë zyrtare, duke bërë të ditur se Ismail Kartal do të vazhdonte të ishte në drejtimin e ekipit dhe që nga nesër, do të kthehej të drejtonte edhe stërvitjet.

Ndërkohë, personi i cili godit trajnerin me shishe është identifikuar dhe denoncuar, me përjashtimin e përjetshëm nga stadiumi që është i paevitueshëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat