Në ndeshjen e javës së pestë në La Liga mes Sevilla-s dhe Valencias e luajtur në stadiumin “Ramon Sanchez Pizjuan” përfundoi me fitoren e vendasve me shifrat minimale 1-0.
Pjesa e parë e takimit u mbyll me shifra të barabarta 0-0 ku të dy ekipet u treguan mjaft të kujdesshme.
Në të dytën Sevilla gjeti golin e avantazhit i cili do ti jepte dhe fitoren në minutën e 81-të me anë të mesfushorit Juan Iglesias.
Valencia merr kështu humbjen e radhës ku e sheh veten në fundin e renditjes me vetëm një pikë, ndërsa Sevilla merr një fitore të vlefshme që e ngjit atë në vendin e tretë.