Franco Mastantuono i papërmbajtshëm, argjentinasi i jep fitoren Fiorentinës

Futboll

Franco Mastantuono i papërmbajtshëm, argjentinasi i jep fitoren Fiorentinës

Më: 11 shtator 2026 Në ora: 23:35
Fiorentina

Përballja e javës së katërt në Serie A mes Venezias dhe Fiorentinës e luajtur në stadiumin “Pierluigi Penzo” u mbyll me fitoren e skadrës vjollcë me rezultatin 2-4.

Ekipi vendas gjeti golin e para në minutën e 22-të me anë të Akor Adams, por nuk zgjati shumë pasi Fiorentina gjeti dy gola të shpejtë me anë të Franco Mastantuono në minutën e 29-të dhe në minutën e 30-të duke mbyllur pjesën e parë në avantazh 1-2.

Në të dytën ishte përsëri ekipi vjollcë që shënoi dhe golin e tretë në minutën e 66-të me anë të Mateo Pellegrino.

Por Fiorentina nuk u ndal me kaq pasi ishte përseri Mastantuono që gjeti golin e katërt dhe të tretin perzonal në minutën e 84-të, në fund kishte kohë dhe për një gol të Venezias në minutën e 86-të duke ngushtuar shifrat në 2-4. Kjo ishte fitorja e parë e Fiorentinës në kampionat pas tri humbjeve radhazi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat