Kërnaja analizon barazimin ndaj Burrelit

Futboll

Kërnaja analizon barazimin ndaj Burrelit

Më: 11 shtator 2026 Në ora: 23:57
Oltjon Kërnaja

Trajneri i Flamurtarit, Oltjon Kërnaja, e konsideroi si fat i keq, barazimin ndaj Burrelit në shtëpi.

Në prononcimin e dhënë për mikrofonin e “RTSH”, trajneri tropojan i skuadrës shkodrane deklaroi:

“Ndonjëherë fat i keq, mund të themi për këtë ndeshje. E dominuam. E dinim që Burreli do të luante me kundërsulm, me top të gjatë. E dinim që do të luante 5-4-1. Ishim të përgatitur për lojën, e kishim përgatitur.

Djemtë zbatuan të gjitha detyrat dhe besuan deri në momentet e fundit. Ishte një moment pasigurie, një gabim fatal i lojtarin tonë Keneth. Janë gjëra që ndodhin në futboll.

Gabime të tilla i ka ndodhur çdokujt. Ne jemi të fortë, organizohemi për të marrë atë pikën, se në fund të fundit tregon karakter 1 pikë”, përfundoi Kërnaja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat