Kvaratskhelia pranon

Futboll

Kvaratskhelia pranon

MĂ«: 12 shtator 2026 NĂ« ora: 13:45
𝐊𝐯𝐱𝐜𝐡𝐚 đŠđŻđšđ«đšđ­đŹđ€đĄđžđ„đąđš

Kujt i takon “đ“đšđ©đą 𝐱 đ€đ«đ­ë” đŸđŸŽđŸđŸ”? Gara duket më e hapur se kurrë, pasi nuk ka një futbollist që të jetë shkëputur dukshëm nga të tjerët. Ish-sulmuesi i Napolit, 𝐊𝐯𝐱𝐜𝐡𝐚 đŠđŻđšđ«đšđ­đŹđ€đĄđžđ„đąđš, rrëfeu për “The Athletic”: “Ndonjëherë flasim për të në dhomat e zhveshjes së PSG-së”.

Kvara shtoi: “Kur erdha këtu, kur fituam gjithçka dhe kur Ousmane fitoi ‘Topin e Artë’, i thashë se vija këtu për ta ndihmuar ta fitonte atë trofe dhe Champions League. Nëse pyet çdo lojtar, nuk mendojmë vërtet për trofetë individualë; ata vijnë nga suksesi i ekipit”.

𝐃𝐞𝐩𝐛éđ„é për Kvara: “Është një lojtar i jashtëzakonshëm, një nga anësorët më të mirë dhe një nga lojtarët më të mirë në botë. Sezonin e kaluar bëri paraqitje të jashtëzakonshme, është shumë i rëndësishëm për ne. Ka kaq shumë nofka, për shembull e quajnë ‘Kvaradona’”.

𝐏ëđ« 𝐟ë𝐩𝐱𝐣ë𝐭 đ đŁđžđšđ«đ đŁđąđšđ§ë: “Është kënaqësi të jem shembull për ta, por edhe presion. Të vish nga një vend i vogël dhe të kesh sukses tregon se gjithçka është e mundur. Nëse ke një ëndërr, mund ta realizosh”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat