Kanë përfunduar ndeshjet e javës së 2-të në Kategorinë e Parë.
Korabi merr fitoren e dytë radhazi në kampionat, pasi ka mposhtur në Lezhë me rezultatin 2-1 vendasit e Besëlidhjes.
Besa ka marrë një fitore të thellë në Librazhd, duke mposhtur Sopotin vendas me rezultatin 4-0.
Iliria ka mundur 3-1 në Kukësin, me të njëjtin rezultat (2-1) Pogradeci ka mposhtur Kastriotin.
Është mbyllur në barazim 1-1 ndeshja Oriku-Bylis, që nisi me vonesë pasi mungonte ambulanca në stadium.