Spektakël në Kumanovë, barazim mes Bashkimit dhe Vardarit në një ndeshje me gjashtë gola

Futboll

Spektakël në Kumanovë, barazim mes Bashkimit dhe Vardarit në një ndeshje me gjashtë gola

Nga: K.G. Më: 12 shtator 2026 Në ora: 19:57
Pamje nga ndeshja

Bashkimi nga Kumanova dhe Vardari u ndanë pa fitues, me rezultat 3:3, në ndeshjen e vetme të zhvilluar sot në kuadër të javës së 7-të të sezonit të ri të Ligës së Parë të Maqedonisë.

Vendasit kaluan në epërsi 1:0 me golin e Ismailit në minutën e 21-të. Dymbëdhjetë minuta më vonë, erdhi një tjetër goditje për “kuqezinjtë”, pasi Da Silva e dyfishoi epërsinë në 2:0.

Megjithatë, deri në fund të pjesës së parë, mysafirët arritën ta ngushtojnë rezultatin në 2L1, përmes David Babunskit në minutën e 37-të.

Në pjesën e dytë u zhvillua një spektakël i vërtetë. Në periudhën nga minuta e 70-të deri në minutën e 72-të, mysafirët, me dy gola të Zakariqit, arritën përmbysjen e plotë dhe kaluan në epërsi 2:3.

Heroi i vendasve ishte futbollisti Saiti, i cili në minutën e 86-të shënoi për rezultatin përfundimtar 3:3.

Vardari është në pozitën e katërt me 11 pikë dhe Bashkimi në të 9-tin me 4 sosh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat