Gola dhe asist, sulmuesit e Shqipërisë shkëlqejnë me ekipin në Slloveni

Futboll

Gola dhe asist, sulmuesit e Shqipërisë shkëlqejnë me ekipin në Slloveni

Më: 12 shtator 2026 Në ora: 20:11
Marvin Cuni

Marvin Çuni është bërë protagonist në ndeshjen që skuadra e tij Olimpija Lubljana po luan përballë Koper në transfertë, momentalisht 0-3.

Sulmuesi i Shqipërisë ka gjetur rrugën e rrjetës në minutën e 52-të, përpara se të shërbente për golin e dytë në të 54-tën për shokun e skuadrës, Mitrovskin.

Të tretin e ka shënuar Indrit Tucin, futbollisti tjetër i Kombëtares i cili “tundi rrjetën” në minutën e 67-të.

Ky është goli i dytë që ka shënuar Çuni në këtë sezon, ndërsa “koleksionon” edhe numër të njëjtë asistesh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat